Politike

Bylykbashi-Ramës: Ditën që do votohet ligji për lustracionin do shohim sa të shkëputur jeni nga e keqja e komunizmit

Deputeti i PD tha se komunizmi ka vdekur por jo kriminelët e komunizmit. Ai i bëri një "sfidë" mazhorancës duke iu drejtuar se ditën kur do të votohet ligji për lustracionin do të shihet se sa të shkëpur janë nga komunizmi.

20 Tetor 2022, 22:51 Nga F.M e.k
Bylykbashi-Ramës: Ditën që do votohet ligji për lustracionin
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi replikoi me kryeministrin Edi Rama në Kuvend në momentin që po diskutohej ligji për dosjet e komunizmit. Deputeti i PD tha se komunizmi ka vdekur por jo kriminelët e komunizmit. Ai i bëri një "sfidë" mazhorancës duke iu drejtuar se ditën kur do të votohet ligji për lustracionin do të shihet se sa të shkëpur janë nga komunizmi.

Oerd Bylykbashi: Komunizmi ka vdekur vërtetë, por jo kriminelët e komunizmit, mua dhe grupin tim do të na shihni të votojmë këtu ligjin për lustracionin, me tre të pestat. Unë kam një formë, ju keni një formë tjetër, i ngjan shpeshherë tangos së gjimnazin, dy me një, është e vazhdueshme dhe e lodhshme. Atë ditë do të shihemi në sy dhe matesh sa e ke ndarë ti shpirtin nga e keqja e komunizmit. 

oerd bylykbashi seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll