Politike

Ligji për hapjen e dosjeve/ Rama: Këtu na solli shtetasi I.M., ta marrim vesh njëherë e mirë nëse është i i gojëve të liga, larg qoftë të ndodhë!

Kreu i qeverisë tha së uron që ai të mos jetë sepse do tronditej kur të mësonte që njeriu që ishte pjesë e këtyre dosjeve, ka qenë në pushtet për 30 vite. 

20 Tetor 2022, 22:28 Nga F.M
Ligji për hapjen e dosjeve/ Rama: Këtu na solli shtetasi I.M., ta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hapja e dosjeve do tu jepte fund dyshimeve për qytetarin me inicialet I.M.,  për të mësuar nëse ai është ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se dosjet janë hapur që në vitin 2015, por ato të perosnave të rëndësishëm qëndruan të mbyllura. Tashmë, me miratimin e këtij ligji, Rama tha se do të merrnin vesh nëse Meta është përfshirë ë këto dosje. Kreu i qeverisë tha së uron që ai të mos jetë sepse do tronditej kur të mësonte që njeriu që ishte pjesë e këtyre dosjeve, ka qenë në pushtet për 30 vite. 

Pjesë nga replikat: 

Edi Rama: Don me dit se kush bashkëpunon më shumë me ta, nigjo se kush ulëret më shumë kundër tyre. Dhe kjo është tmerrësisht e vërtetë. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër veçse një truk për të mos i hapur kurrë dosjet, është një akt barbarie që është reëzuar kohë përpara se ta tentonte pjella antikomuniste e komunizmit, domethënë Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të drejtave të njeriut, është njësoj si klithmat për të mbrojtur Evropën, shoqëruar me thikën për Kosovën ku votoi rezolutën për hapjen e dosjeve, dorë për dore me rusët. Ku janë sot këta? Mbase e mësojnë se si funksionon mekanizmi, ku e keni non-gratan, pse nuk vjen të votojë këtu dhe tu hapë rrugë hapjes së dosjeve që janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë Autoriteti i Dosjeve që nuk e krijoi PD, por PS, se kjo është ironia e At Zef Pllumit, i mbani mbyllur dosjet ju. Ne i hapëm që në 2015, ka vetëm një kategori dosjesh, të një kategorie personash të rëndësishëm që kanë ceritfikatë sigurie. Për këta kemi ardhur ne se s'kemi ardhur të hapim dosjet. Do ta dish se kush është I.M., se mbase është ai, mbase nuk është ai mo...

Nga salla: Shkoni në Gjykatën e Lartë

Edi Rama: Po pse more, heqim këtë nenin dhe lirohemi më pas, pse mos ta hapim? Mbase nuk është ai dhe Partinë e Lirijes e shohim ndryshe nga ç'po flasin të gjitha këto gojët e liga. Të gjithë tashmë kanë të drejtë të marrin dosjet e tyre, edhe aty ka një kufizim që e heqim sot, të vënë jo nga ne. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirijes dhe Liria e Partisë që të votojë? Pse? Sepse është ajo parti që bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, të hedhin dritë mbi hijet, kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë dhe sa më shumë kanë dashur të vijnë vërdallë, aq më shumë kanë ulëritur kundër hijeve. Falë komunizmit lulëzon gjithë prej 32 vjetësh, një shkollë oratorie që patëm rastin edhe sot ta shohim. Dalin këtu njerëz që s'kanë lidhje dhe flasin sikur u ka rënë gjithë komunzmi mbi krye. E dini kush do ta shijonte më shumë? Ai që sot është non-grata, do thoshte akoma me mua merreni. Komunizmi ka shumë kohë që ka vdekur, ajo që vazhdon jeton, është pjella që torrolis gjithë dynjanë, jo po barbarët, xhelatët, ndërkohë që është shumë e thjeshtë, hiqet ky nen dhe hapen dosjet që janë mbajtur mbyllur me një cerifikatë sigurie në kohën e SHIK. E dini mirë se për cilin SHIK flas, i ka ndarë punët SHIK-u e na ka sjellë sot këtu. Ne këtu na solli shtetasi I.M., doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej vesh kush është ky, a është ai që ju shkon mendja për keq, apo është një tjetër? Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Ku ta gjejmë të marrin një përgjigje lehtësuese dhe jo të mësojmë që shtetasin I.M.,  e paskemi pasur 30 vjet vërdallë. Ka ngel ndonjë vend pa qenë ai? Larg qoftë të jetë ai...larg qoftë, është shumë e thjeshtë, kot e komplikojmë, është shumë e thjeshtë për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E par asepse non-grata radikal anti juridik nuk është këtu sot. Të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh, nuk e kanë të mundur ta përballojnë fare, fare po fare. 

edi rama seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll