Politike

Bashkimi i PD dhe primaret/ Bardhi: Nuk e mundim dot Ramën me statut! Shqipëria ka pasur gjithmonë probleme me votën

Duke folur në emisionin "Opinion" Bardhi shtoi se po punohet për ndërtimin e urave të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale duke mos folur për një bashkim të plotë të Partisë Demokratike.

20 Tetor 2022, 22:14 Nga e.k
Bashkimi i PD dhe primaret/ Bardhi: Nuk e mundim dot Ramën me statut!
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se nuk mund të fitohet dot përballë Ramës me statut. Sa i përket procesit të primareve Bardhi tha se në Shqipëri ka pasur gjithmonë probleme me votën. Duke folur në emisionin "Opinion" Bardhi shtoi se po punohet për ndërtimin e urave të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale duke mos folur për një bashkim të plotë të Partisë Demokratike.

Gazment BardhiNdarsitë që na kanë ndarë në kampe të ndryshme nuk ka ndodhur asgjë që unë dhe kolegët e mi të kemi ndryshuar qëndrim. Kjo që ndodh për lidershipin e partisë në qendër nuk na ndalon të gjejmë ura bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Vota është zgjidhje e mirë për gjithçka. Shqipëria ka pasur gjithmonë probleme me votën. I rëndësishëm është që zoti Berisha dhe njerëzit krah tij njohin një statut ndërkohë një pjesë tjetër njeh një statut tjetër. Edi Ramën nuk e mundim dot me statut dhe betejën se kush statut është në fuqi nuk e zgjidhim dot tani.

bashkimi i pd gazment bardhi

Sondazh

Poll