Sport

Man.United ndëshkoi Ronaldon, reagon zyrtarisht portugezi: "Kam 20 vjet si profesionist dhe mund t’iu them se…"

Manchester United ka marrë masa pas gjestit jo të bukur të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Tottenham.

20 Tetor 2022, 22:39 Nga DOSJA

Man.United ndëshkoi Ronaldon, reagon zyrtarisht portugezi: "Kam 20

ANGLI- Manchester United ka marrë masa pas gjestit jo të bukur të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Tottenham. Në lidhje me këtë ngjarje klubi i United ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku bën me dije ndëshkimin që i kanë dhënë legjendës së Portugalisë. Në lidhje me këtë fakt, Cristiano Ronaldo ka reaguar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

POSTIMI I RONALDO-s

"Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar. Jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist si 20 vitet e fundit, respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes.

Kam filluar shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Për këtë arsye më pas jam munduar gjithmonë të jap shembull për të rinjtë me të cilët kam luajtur. Fatkeqësisht nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë mbizotëron nxehtësia e momentit.

Për momentin ndihem sikur duhet të vazhdoj të punoj shumë në Carrington, të mbështes shokët e skuadrës dhe të jem gati për çdo gjë. Dorëzimi ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester United dhe së bashku duhet të rezistojmë. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll