Sport

Europa League/ Xhaka i dhuron kualifikimin Arsenal-it, goli i mesfushorit çmend tifozët (video)

Arsenal fiton ndaj PSV me shifrat 1-0 dhe ka siguruar kualifikimin në fazen pasardhëse të Europa League kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në Grupin A.

20 Tetor 2022, 21:04 Nga DOSJA

Europa League/ Xhaka i dhuron kualifikimin Arsenal-it, goli i mesfushorit

ANGLI- Arsenal fiton ndaj PSV me shifrat 1-0 dhe ka siguruar kualifikimin në fazen pasardhëse të Europa League kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në Grupin A. Ndeshja e shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth është zhvilluar mbrëmjen e sotme dhe është vendosur nga një gol i Granit Xhakës.

Pas një pjese të parë me shifrat 0-0, në fraksionin e dytë mesfushori me origjinë shqiptare i dhuroi fitoren skuadrës së tij, pasi realizoi golin e vetëm të kësaj sfide dhe të fitores për Arsenal-in në minutën e 71’, ku pas asistit nga Tomiyasu, Xhaka realizoi një perlë të vërtetë.

Një ecuri e shkëlqyer për Xhakën në këtë sezon me mesfushorin që ka shënuar 3 gola në këtë sezon, po aq sa në tre sezonet e mëparshme të marra bashkë.

E.Ç (Dosja.al)

xhaka arsenal

Sondazh

Poll