Sport

Van Dijk 'luan pisët', pamjet që tërbojnë tifozët e West Ham (video)

Liverpool mundi me vështirësi West Ham në mesajvën e Premier League-s falë golit të uruguaianit Darwin Nunez në mesin e pjesës së parë.

20 Tetor 2022, 20:36 Nga DOSJA

Van Dijk 'luan pisët', pamjet që tërbojnë

ANGLI- Liverpool mundi me vështirësi West Ham në mesajvën e Premier League-s falë golit të uruguaianit Darwin Nunez në mesin e pjesës së parë. Por kur fraksioni i parë ishte gati të përfundonte, West Ham pati mundësinë e shkëlqyer për ta çuar ndeshjen në barazim falë një penalltie të dhënë me ndihmën e VAR për një faull të Joe Gomez ndaj Bowen. Por, në momentin që arbitri kishte për qëllim të vlerësonte ndërhyrjen e mbrojtësit anglez, Virgil Van Dijk u fut në zonën e rreptësisë...

Mbrojtësi holandez në fshehtësi dhe pa u vënë re nga shokët dhe kundërshtarët e tij u afrua nga pika e bardhë e penalltisë dhe filloi të godasë barin. Mund të ketë qenë një rastësi, por pas “ndërhyrjes” së mbrojtësit holandez, vetë Bowen humbi penalltinë me Alisson i cili arriti të bllokojë goditjen e kundërshtarit.

Por nëse veprimi i holandezit nuk do të ishte vënë re nga të pranishmit, asgjë nuk mund t'i shpëtojë syrit të fansave, të cilët në rrjetet sociale kanë nisur të komentojnë ngjarjen: lëvdata, padyshim nga ata të të Liverpool, ndërsa zemërim nga tifozët e West Ham.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool van dijk

Sondazh

Poll