Sport

Në Angli janë të sigurt, Milan do të tentojë në janar Ziyech, kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes nga Ajax

Fillimi i sezonit të Milanit është pozitiv, me kuqezinjtë të tretët në Serie A vetëm tre pikë pas Napolit kryesues, por të detyruar të fitojnë dy ndeshjet e mbetura të Champions League për t'u kualifikuar në raundin e 1/16.

20 Tetor 2022, 20:21 Nga DOSJA

Në Angli janë të sigurt, Milan do të tentojë në

ITALI- Fillimi i sezonit të Milanit është pozitiv, me kuqezinjtë të tretët në Serie A vetëm tre pikë pas Napolit kryesues, por të detyruar të fitojnë dy ndeshjet e mbetura të Champions League për t'u kualifikuar në raundin e 1/16. Nota e keqe përfaqësohet nga dëmtimet, me Piolin i detyruar gjithmonë të revolucionarizojë seancat stërvitore për të kompensuar mungesat. Për këtë arsye drejtuesit mbeten vigjilentë në merkaton e transferimeve dhe sipas asaj që rrjedh nga Anglia, në janar do të trokasin sërish në derën e Chelseat.

Sipas lajmeve të fundit, përfaqësuesit e Hakim Ziyech do të kishin pasur bisedime me drejtuesit e Milanit që lojtari të mbërrinte në Itali që në janar. Mesfushori sulmues maroken në këtë pjesë të parë të sezonit me Chelsean praktikisht nuk u mor në konsideratë, fillimisht nga Tuchel dhe më pas nga Potter, duke zhvilluar vetëm 3 paraqitje në Premier League, 5 në total në të gjitha kompeticionet. Synimi për të ndryshuar ambjentin është i qartë dhe Milan do të ishte në krye të preferencave të tij, deri në atë pikë sa në kryeqytetin lombard do të kishte pasur tashmë një takim mes një prej përfaqësuesve të tij, Sebastien Ledure, dhe menaxherëve kuqezi.

Ledure ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Chelseat dhe është shumë pranë Roc Nations, një agjenci që ndihmon Ziyech në negociata. Ai është një personazh shumëplanësh, për shembull në verë do të kishte luajtur një rol kyç në rikthimin e Romelu Lukakut te Inter. Prandaj, ndihma e Ledure mund të jetë thelbësore për suksesin e negociatave, edhe nëse Milani do të duhet të ketë kujdes nga klubet e tjera të interesuara: mbi të gjitha Ajax, ish-klubi Ziyech, i cili gjithashtu verën e kaluar u përpoq ta kthente atë në Amsterdam.

E.Ç (Dosja.al)

milan chelsea hakim ziyech

Sondazh

Poll