Sport

Probleme për Jerome Boateng: ish-e dashura e çon në gjykatë. Mbrojtësi refuzon ofertën: "Kërkoj një gjykim të drejtë"…

Mbrojtësi, i cili u shfaq shumë nervoz, megjithatë nuk donte ta dinte për marrëveshje: "Nuk mund ta pajtohem me ndërgjegjen time. As për fëmijët e mi”.

20 Tetor 2022, 16:57 Nga DOSJA

Probleme për Jerome Boateng: ish-e dashura e çon në

GJERMANI - Jerome Boateng është aktualisht në gjykatën e Mynihut për procesin e apelit, pas dënimit të shtatorit 2021 për të paguar një gjobë prej 1.8 milionë euro për plagosjen e qëllimshme të ish të dashurës së tij, pas një goditjeje në syrin e majtë gjatë një pushimi në Karaibe në 2008.

Sipas “Focus Online”, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, që tani luan për Lyon, ka hyrë në sallën e gjyqit rreth orës 10:15 dhe do të jetë i pranishëm, siç thekson “Bild”, edhe nesër.  Mësohet se Jerome Boateng, pas seancës së sotme në gjykatën e Mynihut, ka refuzuar ofertën e gjyqtarit, pasi prokurori ka vazhduar të këmbëngulë për dënimin e plagosjes së rrezikshme ndaj ish të dashurës së tij. Prandaj, negociatat, siç raporton “Bild”, vazhdojnë normalisht. 

Gjykatësi donte që gjyqi të përfundonte shpejt "për të kursyer kohë për të gjithë të përfshirë në një gjyq fatkeq". Mbrojtësi, i cili u shfaq shumë nervoz, megjithatë nuk donte ta dinte për marrëveshje: "Nuk mund ta pajtohem me ndërgjegjen time. As për fëmijët e mi. Kërkoj një gjykim të drejtë".

Dënimi i vendosur fillimisht ndaj gjermanit në vitin 2021 nuk u gjykua i mjaftueshëm nga prokuroria, e cila kërkoi dënim me një vit e gjysmë me pezullim për Boateng dhe për këtë arsye bëri ankim. Ndërkohë që avokati i lojtarit ka kërkuar lirim të plotë. Gjyqi vazhdon edhe nesër.

Probleme për Jerome Boateng: ish-e dashura e çon në

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll