Sport

Refuzoi të futej në fushë, Man.United merr vendimin poshtërues për CR7: "Nuk do të jetë pjesë e skuadrës..."

Manchester United i jep një goditje të fortë Cristiano Ronaldos. Gjesti i portugezit, i cili u largua dje nga pankina para përfundimi të ndeshjes ndaj Tottenham ka irrituar drejtuesit. Në një njoftim, Manchester United ka njoftuar.

20 Tetor 2022, 20:10 Nga DOSJA

Refuzoi të futej në fushë, Man.United merr vendimin

ANGLI- Manchester United i jep një goditje të fortë Cristiano Ronaldos. Gjesti i portugezit, i cili u largua dje nga pankina para përfundimi të ndeshjes ndaj Tottenham ka irrituar drejtuesit. Në një njoftim, Manchester United ka njoftuar.

"Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës në takimin ndaj Chelsea-t. Pjesa tjetër e skuadrës është tërësisht e fokusuar në përgatitjen për ndeshjen". CR7 është hequr nga ekipi dhe do të stërvitet i vetëm.

Sipas shtypit anglez, trajneri i Man.United, Ten Hag, donte të dërgonte Ronaldon në fushë në minutat e fundit të ndeshjes, por portugezi nuk pranoi të futej në fushë dhe zgjodhi të kthehej në dhomat e zhveshjes para fërshëllimës së fundit.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo

Sondazh

Poll