Sport

‘Çështja’ Platini-Blatter: FIFA hesht për Apelin, gjithçka ia le prokurorisë zvicerane

FIFA nuk apeloi për lirimin e Michel Platinit dhe Sepp Blatter, ndryshe nga prokuroria zvicerane, e cila kërkon vazhdimin e procesit gjyqësor

20 Tetor 2022, 18:21 Nga DOSJA

‘Çështja’ Platini-Blatter: FIFA hesht për Apelin,

ZVICER - E vetmja palë civile në gjykimin e shkallës së parë të Michel Platinis dhe Sepp Blatterit, në çështjen e ashtuquajtur “2 milionë franga zvicerane”, FIFA njoftoi të mërkurën në mbrëmje, se nuk kishte ndërmend të “kundërshtonte gjykimin” e dy ish- liderët, të liruar nga Gjykata Federale Penale (TPF) e Bellinzonës në fillim të korrikut. 

“Prandaj ia lëmë autoriteteve zvicerane ta ndjekin këtë çështje”,- shpjegoi organi botëror, i kryesuar nga Gianni Infantino, pak para përfundimit të afatit, njëzet ditë pas marrjes së akt-gjykimit të arsyetuar, më 29 shtator.

Nga ana e saj, Ministria Publike e Konfederatës Zvicerane (MPC, zyra e prokurorit publik), njoftoi të mërkurën se "kishte dorëzuar një deklaratë në Gjykatën e Apelit të Gjykatës Federale Penale dhe "kërkoi anulimin e plotë të gjykimi i shkallës së parë” pas kësaj mospërfilljeje, në një sagë ligjore dhe mediatike që ka filluar shtatë vite më parë. 

Platini dhe Blatter u akuzuan për "mashtrim", në qershor përpara TPF, por gjykata e Bellinzonës konsideroi se "nuk ishin vërtetuar akuzat" ndaj tyre, duke mbyllur procesin. Dy të pandehurit përfitonin nga dyshimi, ndërkohë që prokuroria federale kishte kërkuar një vit e tetë muaj burg të pezulluar ndaj tyre.

Data e gjykimit të tyre në Gjykatën e Apelit nuk dihet ende, por mund të mos zhvillohet para fillimit të vitit 2024. Për shembull, kishin kaluar tetëmbëdhjetë muaj midis gjykimeve të shkallës së parë dhe apelit të Nasser al-Khelaïfi, bos i grupit beIN Media dhe Jérôme Valcke, ish-numri 2 i FIFA-s, pas së cilës dy burrat u shpallën të pafajshëm dy herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll