Sport

'Rebelohet' Asllani, mesfushori shqiptar i bën kërkesën e papritur Interit

Aventura e Kristjan Asllanit te Inter mund të ketë përfunduar. Sipas asaj që shkruan portali Tuttomercatoweb, në fakt mesfushori shqiptar i ka kërkuar drejtuesve që në janar të huazohet në një skuadër tjetër, për të luajtur më shumë.

20 Tetor 2022, 16:36 Nga DOSJA

'Rebelohet' Asllani, mesfushori shqiptar i bën

ITALI- Aventura e Kristjan Asllanit te Inter mund të ketë përfunduar. Sipas asaj që shkruan portali Tuttomercatoweb, në fakt mesfushori shqiptar i ka kërkuar drejtuesve që në janar të huazohet në një skuadër tjetër, për të luajtur më shumë. Inzaghi e ka përdoru me pikatore, duke preferuar lojtarët e tjerë pavarësisht se Brozovic është i dëmtuar.

Paraqitjet e fundit të Calhanoglu si regjisor i skuadrës duket se po i japin të drejtë trajnerin. Për ta përkeqësuar situatën, duket se gabimi ndaj Barcelonës, nuk është falur nga trajneri. Nuk dihet nëse Inter do ta privojë veten nga lojtari, megjithëse ndikimi i tij në lojë ka qenë i kufizuar me pak paraqitje.

E.Ç (Dosja.al)

inter asllani

Sondazh

Poll