Politike

Bëma e radhës! Bora Muzhaqi: Rama më thotë 'mos i përgëzo kaq shumë të rinjtë', por unë...

Sipas saj, Rama i thoshte që të mos i lëvdonte shumë të rinjtë shqiptarë se nuk ishin dhe aq të veçantë.

20 Tetor 2022, 16:15 Nga k.m.
Bëma e radhës! Bora Muzhaqi: Rama më thotë 'mos i
Bora Muzhaqi

TIRANË- Pika e dobët e Bora Muzhaqit është të folurit në publik. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha sot në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ajo tregoi diskutimet private me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, Rama i thoshte që të mos i lëvdonte shumë të rinjtë shqiptarë se nuk ishin dhe aq të veçantë.

"Unë them gjithmonë dhe kryeministri më thotë ndonjëherë që mos i përgëzo kaq shumë të rinjtë. Mos fol kaq shumë se nuk janë kaq të mirë. Por e kam të pamundur që të mos iu përgëzoj. Nëse jeni duke ndjekur ëndrrën tuaj, do iu jepja një këshillë që ta mbani shpresën gjallë. Sigurisht që çdo rrugëtim ka pengesa, ndonjëherë do pengoheni dhe do rrëzoheni. E rëndsishme është që të jeni gjithmonë aktiv. Pak rëndësi ka vendi ku ju ndodheni, gjithmonë do keni mundësi që të jeni më të dalluarit. Kur japim kto medalje, jam e lumtur. Do të kemi certifikata dhe medalje për të rinjtë që janë të dalluar në sporte, për të rinjtë kodues etj. Edhe në fakt e përmend gjithmonë, në moshën time nuk i kishim këto mundësi që ju i keni sot. Do të doja t'i shfrytëzonit maksimalisht. Nse jeni duke ndjekur ëndrrën tuaj, do iu jepja një këshillë që ta mbani shpresën gjallë. Sigurisht që çdo rrugëtim ka pengesa, ndonjëherë do pengoheni dhe do rrëzoheni. E rëndësishme është që të jeni gjithmonë aktiv. Pak rëndsi ka vendi ku ju ndodheni, gjithmonë do keni mundësi që të jeni më të dalluarit,"-tha Muzhaqi.

bora muzhaqi

Sondazh

Poll