Politike

'Iu ça qesja me kokainë në stomak'/ Berisha: E vranë Lear Kurtin për herë të dytë, edhe Rashës i hodhën armën

Sali Berisha shkruan se kokaina e supozuar që është gjetur në stomakun e të riut, është e njëjtë me skemën e përdorur në rastin e Klodian Rashës. 

20 Tetor 2022, 15:56 Nga k.m.
'Iu ça qesja me kokainë në stomak'/ Berisha: E
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ngulmon se Lear Kurti është dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ndaj ka ndërruar jetë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se kokaina e supozuar që është gjetur në stomakun e të riut, është e njëjtë me skemën e përdorur në rastin e Klodian Rashës. 

"Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi. Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës! Të dashur miq, Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata: 1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital, 2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh. 3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre,"-shkruan Berisha.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Ndërsa tani, pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Ndërsa sipas tyre, u konstatua se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv politike.

sali berisha

Sondazh

Poll