Politike

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, PS dhe PD dakordësohen, amendamenti: Çdo person mund të kërkojë një kopje

Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve.

20 Tetor 2022, 14:22 Nga A.B
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, PS dhe PD dakordësohen, amendamenti:
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve. Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë:

 “Çdo person gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Arsyetimi i propozimit:

Këtë amendament e propozoj nisur nga domosdoshmëria për transparencë të plotë dhe objektive mbi dosjet e ish sigurimit të shtetit, në përputhje me qëllimin dhe parimet e ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar”” si dhe në funksion të dakortësisë dhe mbështetjes së gjerë të projektligjit nga deputetët e të gjitha forcave politike në Kuvend.

Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre. 

dosjet e sigurimit

Sondazh

Poll