Politike

Iu referua faturës së vilës në Gjirin e Lalëzit për harxhimin e energjisë, Balla: I përket Berishës

Balla mori si referencë dy fatura energjitike për fashën 800Kwh, një të një qytetari me banesë normale dhe të një personi tjetër që kishte vilë në plazh.

20 Tetor 2022, 14:51 Nga A.B
Iu referua faturës së vilës në Gjirin e Lalëzit
Taulant Balla

TIRANË- Vila në Gjirin e Lalëzit e cila u mor si referencë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i përket kryedemokratit Sali Berisha. Kështu bën të ditur vetë Balla, në njoftimin e shpërndarë për mediat.

'Debati në Kuvend për fashën 800Këh dhe krizën energjitike, Balla mer si reference vilën e Sali Berishës ne Gjirin e Lalzit'- shkruhet në njoftim. 

Balla mori si referencë dy fatura energjitike për fashën 800Kwh, një të një qytetari me banesë normale dhe të një personi tjetër që kishte vilë në plazh, identitetin e të cilit nuk e bëri të ditur, mirëpo tha se i përket dikujt që ishte firmëtar i kërkesës për debat.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kë u mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin.'- tha Balla sot në Kuvend. (LEXO KËTU)

sali berisha taulant balla seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll