Politike

"Varrmihës", Spiropali i përgjigjet Berishës: Shitët për skrap TEC-in e Fierit, e HEC-et për të shlyer TVSH-të që kishit borxh

Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali e quajti Berishën, si varrmihës të sistemit elektroenergjetik shqiptar.

20 Tetor 2022, 14:28 Nga I.A
"Varrmihës", Spiropali i përgjigjet Berishës:
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali e quajti Berishën, si varrmihës të sistemit elektroenergjetik shqiptar. Ajo u shpreh se qeveria Berisha kanë bërë privatizim të OSHEE-së në vitin 2010. Po ashtu ajo shtoi se qeveria e atëhershme ka demontuar e shitur për hekura TEC-in e Fierit. Gjithashtu Spiropali akuzoi qeverinë Berisha për shitjen e HEC-eve të Shkopetit, Ulëzës si dhe dy Bistracat, në mënyrë që të shlyenin TVSH-në që i kishin borxh kompanisë.

“Sapo foli varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar. Përveçse nuk qeshim dot se është për të qarë dua t’i rendis disa fakte që ai dhe qeveria e tij i bënë sistemit. Gjithë ajo stihi populiste mbi energjia elektrike do jepet falas. Po e nis atëherë kur e dinte mirë se çfarë bënte. E mbani mend privatizimin e OSHE në 2010 dhe ky operacion korruptiv që është dhe sot në hetim në SPAK la plagë të rënda dhe ende të pashëruara plotësisht në sistem. Nuk u hyj fakteve me ato të merret SPAK-u. Kush i kishte dalë për zot, kush ishte sekseri dhe ndërmjetësi. Në 2012 dhe në fillim të 2013 i bënte thirrje CEZ-it ju lutem na hapni dritat dhe në ujësjellësa. Këtë fuqi dhe këtë kontroll kishit ju mbi sistemin në momentin që e dorëzuat. 2011-2013 u firmos projekti i kalimit të gazsjellësit të TAP. Qeveria juaj vendosi për demontimin dhe shitjen për skrap të TEC-it të Fierit, nuk dha arsye, e shiti për skrap. Po të bësh llogarinë sot të asaj që do na sillte TEC-i i Fierit, llogaritë do ishin ndryshe. Po zvogëlimin e portofolit publik, shitët HEC-et, Shkopetin, Ulëzën, dy Bistracat. Ia dhatë kompanisë për të shlyer TVSH-të që i kishit borxh. Po dhënia e ndërtimit të HEC-it Ashka 1 dhe Ashka 2. Duhet t’i privatizonit siç bëtë. HEC-i që do ndërtohej, HEC Bushat ishte për të optimizuar prodhimin e plotë. Qeveria juaj, ai që foli këtu është ai që këto miliarda lekë ujë i fali dhe ato vlerësohen sot në 8 muaj e parë të këtij viti në 26 mijë tonë naftë”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se humbjet në rrjetin elektrik të OSHEE-së kanë ardhur duke u reduktuar në çdo vit dhe kanë mbërritur në nivelin më të ulët historik.

“Në 2012 litari i mbetur jashtë, ndërtimi dhe mosvënia në operim e TEC-it Vlorë. Hodhën në det 150 mln euro. Po të ishin këto asetet e KESH-it, nga llogaritë që bëhen nga ekspertët, del që ne nuk do kishim nevojë për të blerë sot. Pasi e rrënuat sistemin, pasi na u desh nga 2013 deri sot të konsolidojmë sistemin energjetik, ju na flisni sot për performancën e ministrisë e të OSHE-së. Humbjet në rrjetin elektrik të OSHEE-së kanë ardhur duke u reduktuar në çdo vit dhe kanë mbërritur në nivelin më të ulët historik. Nga 45.4%, sot 19%. Për herë të parë në shtator 2022 kemi nivelin më të ulët të humbjeve, 14.9%. Arkëtimet, 38 mld arkëtonit ju, 63 mld arkëtohen sot. Nuk rrihet sot në radhë për të paguar energjinë. Sot ka zyra shërbimi. Siç e bëtë në shtator 2021, kur ne e paralajmëruar krizën në tregjet e energjisë, ju në kor thoshit ja për çfarë krize po flasin këta, duan t’i hedhin hi syve qytetarëve. Kur kriza u ul këmbëkryq në Europë, për shkak të luftës së njeriut më të urryer të civilizimit, Putinit, sulmet në Ukrainë u eksportuan në gjithë Europën, kur çmimet e energjisë u rritën deri në 50% në vendet e BE-së, familjet shqiptare dhe biznesi nuk e ndjenë sepse ne vendosëm ta subvenciononim. Sot që jemi në epokën e rrezikut, sot ku inflacioni i luftës po prek çdo familje, ne ende kemi vendosur ta mbrojmë qytetarin, biznesin duke mos rritur çmimin. Ç’gojë keni ju që të flisni për këtë çështje. Pse e pengoni HEC-in e Skavicës, investim amerikan, pse e pengoni HEC-in e Vlorë, portin e Vlorës”, tha Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll