Aktualitet

VIDEO/ Dyshohet se vdiq pasi gëlltiti qesen me kokainë, familjarët tërheqin trupin e 32-vjeçarit nga morgu

Mësohet se në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa centimetra ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lëndën narkotike. Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qenë kokainë apo jo. Gjithashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemorragjie.

20 Tetor 2022, 15:05 Nga e.k
VIDEO/ Dyshohet se vdiq pasi gëlltiti qesen me kokainë,
Lear Kurti

TIRANË- Ky është momenti kur familja tërheq nga morgu i spitalit trupin e Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili humbi jetën gjatë natës pas shoqërimit nga policia. Sipas burimeve nga mjekësia ligjore, pas kryerjes së ekspertizës paraprake rezulton se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës. Dosja.al raportoi e para për këto dyshime të ekspertizës mjeko-ligjore.

Në videon e publikuar nga Klan News shihet edhe momenti kur familahrët tërheqin trupin e të ndjerit për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Mësohet se në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa centimetra ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lëndën narkotike. Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qenë kokainë apo jo. Gjithashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemorragjie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie. Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll