Aktualitet

Dyshohet se përdhunoi të miturën, 64-vjeçari lidhje gjaku me vajzën! I moshuari mohon akuzat, pritet ekspertiza

Mësohet se i moshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. 

20 Tetor 2022, 14:57 Nga I.A e.k
Dyshohet se përdhunoi të miturën, 64-vjeçari lidhje gjaku
Foto Ilustruese

MALLAKASTËR- Një 64-vjeçar i identifikuar me inicialet G.S ka rënë në prangat e Policisë së Mallakstrës pasi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur. Denoncimi në Policinë e Fierit është bërë nga familjarët e vajzës por veprimet hetimore janë bërë nga Komisariati i Policisë së Mallakstrës duke qenë se i moshuari e kishte vendbanimin atje. 

Mësohet se e mituar dhe 64-vjeçari janë kushërinj të largët por duke qenë me banesa shumë pranë njëra tjetrës ata kishin hyrje e dalje familjare. Kjo ka bërë që 64 vjeçari të afrohej me 15 vjeçaren duke e joshur atë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur afro një vit më parë por kallëzimi në polici është kryer dje pasdite. Gjithashtu mësohey se e  mitura është marr në pyetje nga grupi hetimor në prezencë të psikologes. Nga marrja në pyetje e të miturës dhe personave që e shoqëronin është mësuar se e mitura ishte mbyllur në vetvete çka ka bërë që familjarët të dyshojnë.

Ata kanë folur disa herë me të miturën derisa ajo ka treguar historinë se çfarë kishte ngjarë me 64-vjeçarin, kushëririn e familjes afro një vit më parë pasi e mitura ishte nën 14 vjeçe dhe ende si ka mbushur të 15 vitet. 

Pas denoncimit në Polici blutë e Firtit kanë vënë në dijeni kolegët e tyre në Mallakastër dhe kështu ai është shoqëruar më pas në Polici ku nuk i ka pranuar akuzat. Policia pas marrjes së dëshmisë ka urdhëruar arrestimin e tij. Ndërkohë 15-vjeçarja do ti nënshtrohet vizitës tek mjeku gjinekolog për të vërtetuar nëse pretendimet e saj dhe të familarëve janë të vërteta apo jo. Por deri më tani Policia nuk ka mundur që të kontaktojë me familajrët apo vetë 15-vjeçaren

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. S., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

policia e fierit

Sondazh

Poll