Aktualitet

I dehur rreh gruan e tij pas një aksidenti, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Policia ndërhyri në një rrugë në lagjen San Lorenzo për një raportim nga disa kalimtarë të një burri në një makinë, i cili kishte goditur një shtyllë në një trotuar dhe kishte goditur një grua me fëmijë.

20 Tetor 2022, 14:48 Nga d.a.
I dehur rreh gruan e tij pas një aksidenti, arrestohet 42-vjeçari
Policia italiane

ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Campi Bisenzio pasi ka keqtrajtuar gruan e tij në prani të fëmijëve.

Sipas mediave vendase, policia ndërhyri në një rrugë në lagjen San Lorenzo për një raportim nga disa kalimtarë të një burri në një makinë, i cili kishte goditur një shtyllë në një trotuar dhe kishte goditur një grua me fëmijë. Partnerja shpjegoi se i shoqi e kishte goditur me shuplakë dhe i kishte tërhequr flokët.

Ato episode, shpjegoi ajo, ishin të shpeshta kur i shoqi pinte, duke u bërë i dhunshëm dhe gjaknxehtë, madje, dyzetvjeçari përveçse ka dhunuar bashkëshorten ka kërcënuar edhe karabinierët. U desh të thirrej stafi i 118 për ta qetësuar.

Pas arrestimit për hipotezën e rezistencës, dhunës dhe kërcënimit të një funksionari publik, shqiptari do të dalë para gjykatës në ditët në vijim.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll