Aktualitet

Ndaj tij rëndonin akuza për tentativë vrasje, shqiptari dëbohet nga Italia sapo del nga burgu

Shqiptari u shoqërua në Zyrën e Emigracionit të Komisariatit të Policisë Ascoli dhe për shkak të parregullsisë si dhe rrezikut social u bë objekt i një dekreti të menjëhershëm dëbimi të lëshuar nga Prefekti i Ascoli Piceno

20 Tetor 2022, 14:43 Nga d.a.
Ndaj tij rëndonin akuza për tentativë vrasje, shqiptari
Policia italiane

ITALI- Një shtetas shqiptar është liruar së fundmi nga burgu i Ascolit për shlyerjen e dënimit. I njëjti, i ngarkuar me precedentë për vrasje të rëndë në tentativë, zënkë dhe evazion, rezulton i paligjshëm në Territorin Kombëtar.

Sipas mediave vendase, shqiptari u shoqërua në Zyrën e Emigracionit të Komisariatit të Policisë Ascoli dhe për shkak të parregullsisë si dhe rrezikut social u bë objekt i një dekreti të menjëhershëm dëbimi të lëshuar nga Prefekti i Ascoli Piceno, i ndjekur nga urdhri i ndalimit në një qendër të përhershmëri e lëshuar nga Questore e Ascoli Piceno. 

Pas masave të sipërpërmendura, ai u dërgua menjëherë në Qendrën e Mbajtjes së Kthimeve të Gradisca d'Isonzo (GO) me qëllim riatdhesimin e tij në Shqipëri.

policia italiane debohet shqiptari nga italia

Sondazh

Poll