Aktualitet

I riu tenton të përdhunojë 23-vjeçaren në Durrës, arrestohet nga policia

Mësohet se i riu është denoncuar nga një 23-vjeçare në policinë e Durrësit.

20 Tetor 2022, 14:34 Nga I.A
I riu tenton të përdhunojë 23-vjeçaren në
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 29-vjeçar ka tentuar që të përdhunojë të vajzë të re në Durrës. Mësohet se i riu është denoncuar nga një 23-vjeçare në policinë e Durrësit. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

 

Sondazh

Poll