Politike

Rama s'dihet ku është, Berisha e kërkon në Kuvend: Fshihet pas zonjës Balluku, ai duhet të jetë këtu

Sali Berisha ka kërkuar që të shkojë në sallën e Kuvendit dhe t'u përgjigjet pyetjeve për energjinë elektrike dhe të mos fshihej pas ministrave të tij. 

20 Tetor 2022, 13:29 Nga k.m.
Rama s'dihet ku është, Berisha e kërkon në Kuvend:
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mungon sot në seancën e sotme plenare dhe kjo gjë e ka shqetësuar kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha ka kërkuar që të shkojë në sallën e Kuvendit dhe t'u përgjigjet pyetjeve për energjinë elektrike dhe të mos fshihej pas ministrave të tij. 

"Nga qeveritarët u bë ky debat për një çështje kaq jetike, mendoj unë se ai ka frikë të përballohet me këtë. Ai nuk mund të fshihet prapa zonjës Balluku. As mbas ju të tjerave zonja ministre. Ajo që nuk më pëlqen mua këtu, është se ju toleroni gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet që të jetë këtu. Ai është përgjegjësi kryesor, hajde këtu që të konfrontojmë të dhënat dhe të vërtetat,"-tha Sali Berisha.

sali berisha seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll