Politike

Ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, Berisha shkon për ngushëllime në banesën e Lear Kurtit

Lajmin e ka dhënë zyra e tij e shtypit, ndërkohë që kanë ftuar edhe të tjerë që të marrin pjesë, përfshirë edhe mediat. 

20 Tetor 2022, 13:46 Nga k.m.
Ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, Berisha shkon për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur për ngushëllim në familjen e të ndjerit Lear Kurti. Lajmin e ka dhënë zyra e tij e shtypit, ndërkohë që kanë ftuar edhe të tjerë që të marrin pjesë, përfshirë edhe mediat. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie. 

Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

sali berisha lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll