Politike

Balla sjell në Kuvend 2 fatura energjitike: Njëra është e dikujt që ka vilë në Lalëz, është firmëtari i kërkesës së debatit

Balla tha se qeveria paguan për shkak të çmimit në bursë 800 mij/ lekë për vilën në Lalëlëz, vilë e cila është e një personi që ndodhet në sallë.

20 Tetor 2022, 11:35 Nga A.B
Balla sjell në Kuvend 2 fatura energjitike: Njëra është e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë debatit për kërkesën e 15 deputetëve në lidhje me situatën energjetike në vend tha se qeveria po ndihmon qytetarët me çmimin e energjisë. Ai mori dy shembuj, atë të një qytetari dhe një vile në Gjirin e Lalëzit, sa kanë konsumuar në një muaj dhe subvencionimin që ka bërë qeveria. Ai tha se qeveria paguan për shkak të çmimit në bursë 800 mij/ lekë për vilën në Lalëlëz, vilë e cila është e një personi që ndodhet në sallë.

“Do të doja që në sallë të ishin të gjithë kërkuesit, por janë vetëm 10%, do doja që të gjithë të vinin me faturën e energjisë elektrike të familjes së tyre, e vërteta është se unë kam marrë dy fatura energjie, dy qytetarëve, njëri të zakonshëm dhe një personi që ka vilë në Lalëz. Shteti paguan edhe me çmimin në bursë që ka qenë 157 mijë lekë, nëse do t’i mblidheshin do ishte mbi 212 lekë fatura, nëse do ia shisnim me çmimin e bursës. Në këtë faturë energjie nëse do ia faturonim. Ka dhe një faturë të një vile në Lalëz, faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë se kësaj vilës në Lalëz ai paguan shteti shqiptar 800 mijë lekë, e subvencionojmë 800 mijë lekë, është firmëtari i kërkesës së debatit, vila në Lalëz, ua thash këtë për të kuptuar se kemi marrë një vendim të vështirë, ju kam dëgjuar që më thoni s’ka luftë, ku është lufta. Del Saliu thotë nuk ka faj Putini e ka Belinda, Edi Rama. Si ka mundësi që qenka del ish kreu i PD dhe ish president i këtij vendi dhe del të mbrojë Putinin dhe është e rëndë është e turpshme. Ne jemi në luftë, me një diktator, agresor që po vret dita ditës ekonomitë e gjithë botës”, tha Balla.

taulant balla seance plenare 20 tetor

Sondazh

Poll