Politike

Ç'ndodhi? Përfundon fjalimin e tij, Rama braktis sallën kur flet Yuri Kim

Rama nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimin e ambasadores Yuri Kim.

20 Tetor 2022, 12:25 Nga A.B
Ç'ndodhi? Përfundon fjalimin e tij, Rama braktis sallën
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua një event për të shënuar 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë event, madje mbajti dhe fjalim. E çuditshmja ndodhi në fund të fjalimit të tij. Kreu i qeverisë braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Ai përshëndet një nga të ftuarit e më pas largohet nga salla duke mos takuar as ambasadoren e cila do fliste pas tij. 

Sot u shënuar 30 vite nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama cilësoi Kushtetuesen një ngrehinë me dritë dhe hije ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u tregua e ashpër me ata që ndërhyjnë në punët e drejtësisë.

edi rama yuri kim

Sondazh

Poll