Politike

Balla: Falënderojmë qytetarët që i lajnë rrobat me 30 gradë

Balla falenderoi qytetarët shqiptarë që i kanë vënë në zbatim porositë e ministres Belinda Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

20 Tetor 2022, 12:03 Nga A.B
Balla: Falënderojmë qytetarët që i lajnë rrobat me 30
Taulant Balla

TIRANË- Kursimi i energjisë elektrike ishte çështja kryesore në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në kuadër të temës, falenderoi qytetarët shqiptarë që i kanë vënë në zbatim porositë e ministres Belinda Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

'Duke falënderuar 1 mijë herë çdo qytetar që thirrjet e koleges Balluku për të kursyer i kanë vënë në zbatim- ju qeshnit, po mo po, për të larë rrobat me 30 gradë. Ju qeshni, se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur, por na ka marrë malli, ai nuk vjen më.'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll