Politike

'Se mos na ikni jashtë shtetit ëë'/ Kushi u drejtohet studentëve të mjekësisë: Tregu i punës kërkon shumë jashtë

Kushi iu drejtua të rinjve duke i thënë se nuk duhet që të largohen nga vendi, mirëpo pranoi se dega e tyre ka treg pune të shumtë edhe jashtë vendit.

20 Tetor 2022, 12:35 Nga A.B
'Se mos na ikni jashtë shtetit ëë'/ Kushi u drejtohet
Evis Kushi

ELBASAN- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte ditën e sotme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Elbasan, për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor në nisje të vitit të ri akademik. Kushi iu drejtua të rinjve duke i thënë se nuk duhet që të largohen nga vendi, mirëpo pranoi se dega e tyre ka treg pune të shumtë edhe jashtë vendit.

'Se mos na ikni jashtë shtetit ëë, kur të mbaroni ju duam këtu. Kur të mbaroni nuk do pendoheni sidomos për degën tuaj njëherë dhe tregu i punës kërkon shumë jo vetëm në Shqipëri por kudo. Tani puna është ti ndiqni me korrektesë leksionet e seminarët që diploma të tregojë aftësitë tuaja e të jeni të aftë në punë. Pavarësisht shqetësimeve kërkesave që kemi ne këta, nuk duhet të cënohen procesi mësimor të mos cënohet'- tha Kushi. 

‘Diploma e mjekëve nuk do të jepet direkt sapo të mbarojnë shkollën’, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Kreu i qeverisë tha se mjekët e sapo diplomuar, duhet që fillimisht brenda një afati të caktuar të shërbejnë në detyrë disa vite në Shqipëri dhe pas marrjes së diplomës të mund të emigrojnë në vendet e tjera, nëse këta të fundit e kanë si qëllim.

evis kushi

Sondazh

Poll