Politike

'Leksioni' i Ramës për Kushtetuesen, Manjani: Si mund të ndodhë kjo? Yuri Kim s'ka faj, kemi ne që i pranojmë pislliqet

Ylli Manjani shkruan se Rama tentoi që të jepte leksione për magjistratët dhe të gjithë ambasadorët e huaj të pranishëm. 

20 Tetor 2022, 12:41 Nga k.m.
'Leksioni' i Ramës për Kushtetuesen, Manjani: Si mund
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar fjalën e kryeministrit Edi Rama para magjistratëve në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama tentoi që të jepte leksione për magjistratët dhe të gjithë ambasadorët e huaj të pranishëm. 

"Si mund të imagjinohet të ketë gjykatës të gjykojnë Kryeministrin në këto kushte?! Si mund të imagjinohet në këto kushte që Kryeministri trajtohet si barabartë para ligjit me çdo person tjetër?! Ndërsa zonja Kim duhet të na tregojë se kur ka ndodhur që Presidenti i SHBA,të cilin ajo përfaqëson, të ulet në krye të vendit t'u mbajë fjalime gjykatësve e t'u shajë vendimet e tyre,në eventet e drejtësisë Amerikane?! Kur?! Cili President e ka bërë?! Të na tregojë një rast të vetëm që ka ndodhur në vendin e saj,që ta pranojmë ne këtu në vendin tonë! Po skanë faj ata jo. Fajin e kanë gjykatësit tanë që i pranojnë këto pislliqe protokollare. Drejtësia e pavarur, posi!,"-shkruan Manjani. 

POSTIMI I PLOTË:

Në cilin vend të botës demokratike, shkon Kryeministri dhe ambasadorë të huaj në eventet e pushtetit gjyqsor dhe u mbajnë leksione gjykatësve?! Nuk di ndonjë vend demokratik, ku pushteti gjyqsor është i pavarur të ndodhë kjo gjë. Kryeministri,për shkak të detyrës dhe jo vetëm,mund të jetë subjekt hetimi e gjykimi nga drejtësia, ndaj nuk pranohet si standard ulja e Tij në krye të vendit ku pushteti gjyqsor mblidhet. 

Si mund të imagjinohet të ketë gjykatës të gjykojnë Kryeministrin në këto kushte?! Si mund të imagjinohet në këto kushte që Kryeministri trajtohet si barabartë para ligjit me çdo person tjetër?! Ndërsa zonja Kim duhet të na tregojë se kur ka ndodhur që Presidenti i SHBA,të cilin ajo përfaqëson, të ulet në krye të vendit t'u mbajë fjalime gjykatësve e t'u shajë vendimet e tyre,në eventet e drejtësisë Amerikane?! Kur?! Cili President e ka bërë?! Të na tregojë një rast të vetëm që ka ndodhur në vendin e saj,që ta pranojmë ne këtu në vendin tonë! Po skanë faj ata jo. Fajin e kanë gjykatësit tanë që i pranojnë këto pislliqe protokollare. Drejtësia e pavarur, posi!

ylli manjani 30-vjetori i gjk

Sondazh

Poll