Politike

'Femër...'/ Noka sherr në Kuvend, demokrati e ofendon, Felajn: Kujdes me fjalorin!

Ermonela Felaj nuk ia dha të drejtën për të diskutuar, ndërsa Noka e ofendoi, gjë që u kap edhe nga socialistja.

20 Tetor 2022, 11:57 Nga k.m.
'Femër...'/ Noka sherr në Kuvend, demokrati e ofendon,
Flamur Noka dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me Ermonela Felajn, e cila po drejtonte seancën plenare. Teksa Noka kërkonte fjalën, Felaj nuk ia dha të drejtën për të diskutuar, ndërsa Noka e ofendoi, gjë që u kap edhe nga socialistja. Kjo e fundit e paralajmëroi që të rregullonte fjalorin dhe të mos i ofendonte kolegët. Ndryshe do të përjashtohej nga seanca.  

PJESË NGA DEBATI: 

Xhaferraj: Policia po e vret qytetarin. Ne si opozitë jemi në një pikë të unifikaur, që ky parlament nuk ka dalë nga liria e votës, por e krimit. Pse e zhvlerësoni parlamentin?
Noka: Dëgjova kryetarin e grupit parlamentar të hedhë tymnaja boshe. E para njëherë ato përrallat ruse.
Felaj: Jo koment për fjalën e kolegut. Për çështje të tjera nuk mund të flisni.
Noka: O zonjë jam duke folur për situatën.
Felaj: Ju lutem, të jemi serizoë. Ju nuk po flisni për procedurë. Korrigjoni sjelljen dhe mënyrën sesi drejtoheni.
Noka: Askush nuk do flasë në atë Foltore...
Felaj: Iu tërheq vëmendjen zoti Noka, iu tërheq vëmendjen për fjalorin. Mirë, mirë dakord!

flamur noka ermonela felaj seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll