Politike

VKM për ndërtimet pa leje në Kushtetuese, Bardhi i përgjigjet Ramës: Boll shantazhove për llogari të 5 oligarkëve

Gazment Bardhi shkruan se Rama mendon se Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri ndërsa shton se dikush duhet ta kthejë me këmbë në tokë.

20 Tetor 2022, 12:10 Nga k.m.
VKM për ndërtimet pa leje në Kushtetuese, Bardhi i
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalë presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese për llogari të oligarkëve. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se Rama mendon se Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri ndërsa shton se dikush duhet ta kthejë me këmbë në tokë.

"Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zabto ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm,"-shkruan Gazment Bardhi.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Kushtetuesen lidhur me çështjen që ka dërguar për të gjykuar një grup nga Partia Socialiste.

28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan më 14 Tetor në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të qeverisë për të sekuestruar katet pa leje. Në draft thuhet se akti normativ është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji. Në padi thuhet se nisma është në kundërshtim edhe me Kodin Penal, sepse u jep amnisti penale një kategorie personash, pa një ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend dhe se është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

gazment bardhi edi rama prishen ndertimet pa leje

Sondazh

Poll