Sport

62 minuta për Brojën ndaj Brentford, ndeshja e parë si titullar shkon pa gol. Liverpool dhe Newcastle vazhdojnë momentin pozitiv

Java e 12-të e Premier League prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Brentford.

19 Tetor 2022, 22:54 Nga DOSJA

62 minuta për Brojën ndaj Brentford, ndeshja e parë si titullar

ANGLI- Java e 12-të e Premier League prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Brentford. Ndërsa Armando Broja e nisi takimin si titullar dhe luajti për 62 minuta.Pas këtij takimi Brentford renditet në vend të 9-të me 14 pikë, teksa Chelsea në vend të 4-ët me 20 pikë.

Në takimet e tjera, Liverpool fitoi ndaj West Ham me shifrat 1-0.Ekipi i Klopp zhbllokoi sfidën në minutën e 22’, pasi Nunez gjeti rrugën drejt rrjetës dhe njëkohësisht me këtë gol i dhuroi fitoren Liverpool-it.

Newcastle vijon të ketë ecuri pozitive, teksa fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Everton. Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 31’, me Almiron që me këtë gol i dhuroi fitoren ekipit të tij.Bournemouth-Southampton u ndanë me rezultatin 0-1 në

E.Ç (Dosja.al)

premier league manchester united

Sondazh

Poll