Sport

Portieri 'gafaxhi' në lidhje me Diletta Leotta-n, e përjavshmja 'Gente' zbulon pasionin mes tyre

Një tjetër kthesë në jetën private të gazetares Diletta Leotta. Marrëdhënia me modelin Giacomo Cavalli ka marrë fund.

19 Tetor 2022, 21:44 Nga DOSJA

Portieri 'gafaxhi' në lidhje me Diletta Leotta-n,  e

ITALI- Një tjetër kthesë në jetën private të gazetares Diletta Leotta. Marrëdhënia me modelin Giacomo Cavalli ka marrë fund. Madje prezantuesja bionde nuk e ka ndjekur më në Instagram. Vetëm një muaj më parë çifti doli hapur në dasmën e vëllait të Diletës. Tani duket se Leotta ka kthyer shpejt faqen dhe ka krijuar një lidhje shumë të fortë me Loris Karius, portierin gjerman të Neëcastle.

“Ata kanë disa javë që e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe duket se mes të dyve ka një lloj ndjenje. Për momentin, është e vështirë për t’u futur në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve ndërpersonale, e lëre më ato të zemrës”. - thotë e përjavshmja Gente - "Në këto momente duket se prezantuesja po intensifikon studimet për të përmirësuar anglishten. E kërkon puna dhe bëhet fjalë për një përditësim të thjeshtë profesional."

Por tani, në dritën e thashethemeve, mediat pyesin se pas pasurimit gjuhësor ndoshta është dëshira e gazetares për të zgjeruar kufijtë e zemrës?. Loris Karius mbahet mend për atë gafë në finalen e Champions League të sezonin 2017-2018, kur Real Madrid mposhti skuadrën e tij, Liverpool, 3-1. Loris Karius prej disa kohësh ishte në një lidhje me modelen gjermane Sophia Thomalia.

E.Ç (Dosja.al)

diletta leotta lorius karius

Sondazh

Poll