Aktualitet

U arrestua në 'Don Bosko', i riu shfaq probleme shëndetësore në komisariat, AMP: Ndërroi jetë në spital

Tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

20 Tetor 2022, 07:06 Nga A.B

U arrestua në 'Don Bosko', i riu shfaq probleme

TIRANË- Vdes 32-vjeçari, Lear Kurti në kryeqytet. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informon se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas AMP, të riut iu bë thirrje mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:07, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë, për të ndaluar në rrugën 'Riza Cuka'. I riu, nuk iu është bindur urdhërit për të ndaluar e për të dorëzuar ID, ndaj është larguar me vrap. Kurti është kapur nga policia në rrugën 'Don Bosko' e më pas është dërguar nëambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky person, sipas AMP-së, shfaqi probleme shendetësore kur mbërriti në ambientet e Komisariatit, ndaj u kërkua ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij u rëndua, u bë dërgimi i tij me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

NJOFTIMI I AMP:

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit. Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

vdes 32-vjecari ne tirane lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll