Sport

Tronditet Milan! Maignan dëmtohet sërish, ishte gati për t'u rikthyer në fundjavë

Ishte drejt rikuperimit, por Mike Maignan dëmtohet sërish.

19 Tetor 2022, 21:33 Nga DOSJA

Tronditet Milan! Maignan dëmtohet sërish, ishte gati për t'u

ITALI- Ishte drejt rikuperimit, por Mike Maignan dëmtohet sërish. Portieri i Milanit pësoi një tendosje në pulpë me Francën më 25 shtator, por futbollisti ka pësuar një tjetër dëmtim. Siç raporton klubi kuqezi, portieri francez ka pësuar një dëmtim në muskulin e shputës së këmbës së djathtë. Gjendja e portierit transalpin do të rivlerësohet pas 10 ditësh.

Maignan kërkoi me patjetër të ishte në fushë sa më shpejt të ishte e mundur, ai gjithashtu ishte stërvitur në Milanello dje.Maignan ka munguar ne dy sfidat ndaj Chelsea-t në Champions, përballë Juventusit dhe në sfidën ndaj Empolit në Serie A dhe sigurisht ndaj Verona-s.

E.Ç (Dosja.al)

milan maignan

Sondazh

Poll