Politike

'Sot kam takim me...'/ Berisha: Nesër në Kuvend mbrojmë elitën universitare, mbështesim grevën

Ai ka thënë se do të mbështesin bojkotin e pedagogëve dhe se do të denoncojnë agresionin e sulmit ndaj tyre.

19 Tetor 2022, 13:51 Nga I.A, A.B
'Sot kam takim me...'/ Berisha: Nesër në Kuvend mbrojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar axhendën që opozita do të mbajë ditën e nesërme në Kuvend. Ai ka thënë se do të mbështesin bojkotin e pedagogëve dhe se do të denoncojnë agresionin e sulmit ndaj tyre.

"Sot kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës me të cilët 2 janë çështjet që diskutojmë: Primaret dhe protestën. Sindikatat kanë protestën e tyre, ne do të mbushim rrugët. Nuk mund të vazhdojmë kështu kur shohim shqiptarët çdo ditë që përzihen nga vendi i tyre. Nesër në parlament, kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni, këtij sulmi ndaj tyre, përpjekjet për t’i përçarë, nuk mund të imagjinoni çfarë terrori ushtrohet për t’i përçarë. Duke u shprehur solidaritetin, ne e mbështesim grevën e tyre të përgjithshme nesër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll