Politike

Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se Rama nuk e do elitën e pedagogëve, por do që të krijojë elitën e patronazhistëve.   

19 Tetor 2022, 13:42 Nga I.A, A.B
Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve sikur ta kishte nxjerrë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se sulmet e Kryeminisrit Edi Rama ndaj universiteteve janë si të Enver Hoxhës. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se Rama nuk e do elitën e pedagogëve, por do që të krijojë elitën e patronazhistëve.   

"Vuri në krye të arsimit një person që kishte probleme serioze me arsimin e vet dhe tani u kthehet përsëri, pasi i ka fundosur për tetë vite me radhë, duke u marrë me punësimin e tyre. Duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit. Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale si ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Pra, vërsulet ndaj universiteteve, u tregon hanxharin, vetingun. Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur.

Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure. Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit. Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet. Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës. Ka dërguar hordhitë tatimore për të bërë presione nga më të paligjshmet. Dhe kulmon kur thotë se do marr studentë nga jashtë. Dhe këta shqiptarët nuk i lejoj. Sepse i urren. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll