Politike

Raporti i Dick Marty-t/ Rama e lëshon gojën: Prova? Lesht. U bë muhabeti, futja se shqiptarët mbajnë

Edi Rama e shthuri pak fjalorin e tij, e madje shtoi se anulimi i darkës për të ishte si një shenjë që kishte dalë mirë "në provim". 

19 Tetor 2022, 13:18 Nga k.m.
Raporti i Dick Marty-t/ Rama e lëshon gojën: Prova? Lesht. U bë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fjalimit të tij në Këshillin e Europës, ku tha se fakti që refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte faqe qartë që nuk iu ka ardhur mirë nga ai fjalim. Në fjalën e tij në një takim me socialistët e qytetit, Rama e shthuri pak fjalorin e tij, e madje shtoi se anulimi i darkës për të ishte si një shenjë që kishte dalë mirë "në provim". 

“E patë sa shkurt i kishin rënë ata në KiE, trafikantë organesh njerëzore. Prova? Lesht. Kjo dmth bjeru se shqiptarët mbajnë. Futja se shqiptarët mbajnë. Tani që ne e meritojmë në një pjesë, e meritojmë. Jo se jemi pajtuar as me krimin dhe as me korrupsionin. Lufta me korrupsionin është më e gjatë se kaq, por e meritojmë se një pjesë e jona, rublaçorba jonë, që jo rastësisht atë, atë pocaqi, e votuan. Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, pot ë vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte pështypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më. Përfaqësuesi ynë e refuzoi dhe kishte dalë me vete.

Si mund të votohet pro? Po kur thonë Edi Rama nuk foli kur ishte Haradinaj në burg? Unë s'kam qenë në qeveri. E kanë harruar. Atë që nuk e kanë bërë vete dhe ma thonë mua. Doli akuza në Hagë, asnjë llaf për trafikun e organeve. Pse se diskutova më para? Ku ta diskutojë këtë me rusët brenda? Ishte Rusia në Këshillin e Europës, nuk është më aty. Unë nuk u ndahem atyre. Nuk iu pëlqeu, por për mua ishte si nota në provim kur thanë nuk vijmë në darkë. I thashë paskemi dalë mirë në provim se po të kishin ardhur do të thotë që nuk u ka bërë përshtypje. Por nuk e mbajmë atë turp njëherë. Dhe nuk do të mbajmë më,”- tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll