Politike

'Do e marrin një më një...'/ Bonusi i pensionistëve, Rama: Po e bëjmë gati!

Kreu i Qeverisë shtoi se bonusi do të bëhet gati e se dhe në kohë lufte apo jo, pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit.

19 Tetor 2022, 13:05 Nga A.B
'Do e marrin një më një...'/ Bonusi i
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme se Qeveria do të bëjë gati bonusin për pensionistët. Nga Gjirokastra, kreu i Qeverisë shtoi se bonusi do të bëhet gati e se dhe në kohë lufte apo jo, pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit.

'Më mirë të qep gojën se të flas për pensionistët, sepse nuk kemi bërë akoma atë gjë që jo vetëm meritojnë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Por ama në këto kushte dy herë kemi bërë indeksime. Nuk kemi bërë herën e dytë paktë rritje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Bonusin e fundvitit pensionistët do ta marrin një më një pa luftë apo me luftë.'- tha Rama.

edi rama bonusi i pensionisteve

Sondazh

Poll