Politike

Rama: Prindërit paguajnë, pedagogët lenë pa mësim studentët

"Po zjarrfikësve çfarë t'u themi. Ua rritëm me 7% si zjarrfikësve, si pedagogëve. Jo të gjithë marrin një pagë dhe marrin më shumë se një pagë"

19 Tetor 2022, 13:16 Nga a.l.k.m.
Rama: Prindërit paguajnë, pedagogët lenë pa mësim
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e pedagogëve duke u shprehur se po shpërdorojnë paratë e prindërve që kanë sjellë fëmijët në shkollë. Në një takim me socialistët, kryeministri Edi Rama tha se në fakt rrogat e pedagogëve dhe ato të zjarrfikësve ishin rritur njësoj. Ndërsa shtoi se vetë ai nuk e kishte përmendur asnjëherë vettingun e pedagogëve, edhe pse pak ditë më parë tha se do u kontrollonte të ardhurat. 

"Nuk mundet dot që të dalësh dhe të bësh protestë dhe të lësh pa mësim studentët për të cilët prindërit paguajnë që të shkojnë në shkollë. Po zjarrfikësve çfarë t'u themi. Ua rritëm me 7% si zjarrfikësve, si pedagogëve. Jo të gjithë marrin një pagë dhe marrin më shumë se një pagë. I trrëmbin me Vettingun ata të rublave. Jo, jo fare. Por për të vënë disa pika mbi "i". Bërtasin më shumë, ata që kanë më shumë. Le të bëjnë protesta kundër meje. Kundër qeverisë. Por të bësh protesta si skuth. Sikur qan hallin e gjithë pedagogëve dhe të bësh sikur i shantazhon...Kush po i shantazhon këta? Këtu i shantazhuari jam unë. Le ta bëjnë si të duan punën nëpër ekrane. Puna jonë është t'u themi atyre prodhuesëve të energjisë që eksportojnë dhe t'u themi që iu po përfitoni shumëfish. Tani ju do keni një taksë të jashtëzakonshme. Ne do ua marrim, nuk do ua japim pronarëve të mediave, por do t'ua japim pensionistëve,"-tha Rama.

edi rama deklarate pedagog proteste vettingu i pedagogeve

Sondazh

Poll