Politike

"Skuth i SHIK", Rama përdor shkrimin e mediave pranë qeverisë e sulmon pedagogun. Kovaçi: E kam për nder!

Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmonm Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK. 

19 Tetor 2022, 12:59 Nga f.g
"Skuth i SHIK", Rama përdor shkrimin e mediave pranë
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Nga Gjirokastra, ku ndezi edhe njëherë motorin e fushatës për zgjedhjet lokale 2023, Rama tha se sindikata drejtohet nga anëtar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve. Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmonm Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK. 

“Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni dhe ju dhe vini ndonjë zjarr. Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë. Jo për t’ju bërë vetting, Këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë. Po t’i qanin hallin të tjerëve do thoni janë mjaftueshëm se janë më shumë se zjarrfikësit që hidhen në zjarr çdo vit e më shumë. Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet në foltore. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave dhe spiunëve dhe non gratave. Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po shantazhojmë. Kush po i shantazhon këto?! Shantazh bëhet këtu nga mediar kundër qeverisë. Asnjë pakt nuk ka me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Ne do bëjmë punën tonë. Nuk bëjmë pakte pas shpinës tuaj”, deklaroi Rama.

Çfarë shkruanin mediat pranë Ramës? 

Mediat afër Ramës e etiketuan Sandër Kovaçin si mbështetës së zjarrtë të Berishës dhe se ka punuar në SHIK si  zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998. Sipas tyre, ai e ka fshehur këtë fakt nga CV duke e referuar vetëm si periudhën e kohës së Visho Ajazit në vitin 2005, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.

Por pse e përdor Rama këtë strategji? 

Edhe njëherë për të bërë anatemimin dhe shpërbërjen e kauzës së protestës, kryeministri deklaron se drejtuesit e saj janë politikë, protesta është politike dhe e drejta e protestës bie. /Dosja.al

sandër kovaçi edi rama

Sondazh

Poll