Politike

'E kanë çuar në GJK'/ Ndërtimet pa leje, Bardhi i përgjigjet Ramës: Kemi kërkuar shfuqizimin që legalizon pa ligj katet shtesë

Gazment Bardhi shkruan se PD në fakt ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që legon legalizimin e ndërtimit pa leje, pa një ligj.

19 Tetor 2022, 12:14 Nga k.m.
'E kanë çuar në GJK'/ Ndërtimet pa leje, Bardhi
Edi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e tij për padinë e PD në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se PD në fakt ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që legon legalizimin e ndërtimit pa leje, pa një ligj. Ndërsa shton se konfiskimi i pronës të ndërtuar pa leje në fakt parashikohen në legjislaturën shqiptare. 

"Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar,"-shkruan Bardhi. 

Sot, kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të mërkurë nga Gjirokastra opozita kishte shkuar në PD për konfiskimin e metrave katrorë të ndërtuara pa leje, gjë që sipas tij tregonte se kush në fakt kishte marrëdhënie me të ashtuquajturit, oligarkë. 

“Imagjino parti politike që do të marrë pushtetin, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të të gjitha metrave katrorë të ndërtuara pa leje. Si ka mundësi? Këta që më akuzojnë mua, që na akuzojnë ne që mbështesim oligarkët, që i kemi ne, i kam unë kullat e pallateve të cilave do u merret çdo metër katrorë që i kanë bërë pa leje këta çojnë në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar,”- u shpreh Rama.

28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan më 14 Tetor në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të qeverisë për të sekuestruar katet pa leje. Në draft thuhet se akti normativ është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji. Në padi thuhet se nisma është në kundërshtim edhe me Kodin Penal, sepse u jep amnisti penale një kategorie personash, pa një ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend dhe se është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

gazment bardhi konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll