Politike

Kursimi i energjisë/ Rama: Dreqi e mori, në Gjirokastër s’duhet bërë ky muhabet!

Rama tha me humor se muhabeti i kursimit të energjisë elektrike nuk duhet bërë në Gjirokastër.

19 Tetor 2022, 12:58 Nga A.B
Kursimi i energjisë/ Rama: Dreqi e mori, në Gjirokastër
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike. Mirëpo, kjo kërkesa u tha nga ai në Gjirokastër, që sipas tij ky muhabet nuk duhet bërë në atë qytet.

'Më vjen mirë që kemi hyrë në një fazë ku nuk po merremi më me gjërat e menjëhershme e të domosdoshme që tashmë janë bërë. Më vjen mirë që sot jemi këtu në këtë mjedis që realisht ka energji pozitive dhe rrezaton një ambicie për të bërë më shumë e për të zgjeruar hapësirën e veprimtarisë njerëzore e sociale jashtë derës së shtëpisë. Nga ana tjetër kam dëshirë të bëjmë një takim me skuadrat e reja të shkollave që po formohen në Shqipëri, për të bërë një kalendar lokal dhe ndërkombëtar sportiv. Më thanë që pallati i sportit nuk është në gjendjen që duhet, prandaj duhet ta bëjmë menjëherë. Kemi vendosur një fond të rëndësihemë në funksion të mbjelljes së fidanishtes. Sot para se të vinim këtu vizituam dy muzeume të vegjël por të jashtëzakonshme. Sa herë të vij në Gjirokastër kam dëshirë të vij në një derë të re. Nuk është vetëm Gjirokastra, ka edhe zona të tjera rurale mjaft tërheqëse. Kjo është një luftë në dyert e Europës, një luftë me bomba, është me gjithë vendet në perëndim të Rusisë, ku një njeri, një diktator ka vënë një bast për të gjunjëzuar perëndimin dhe përmes shantazhit të madh të mungesës së energjisë, duke qenë se disponon një pjesë shumë të madhe të burimeve të energjisë, ka bërë që bota sot të flasë për dimrin më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, sepse do të mungojë energjia, inflacioni do të rritet. Ne bombat I shohim në televizor por inflacionin e ndjejmë sa herë fusim dorën në xhep, sepse inflacioni na kap dorën dhe thotë dua edhe unë pjesën time. Inflacioni i luftës është një monstër që ka futur duart në fyt të të gjithëve. Ne kemi marrë një vendim që në krye të herës. Ja ku jemi sot, vendimi ynë ka qenë dhe do të mbetet mos të rrisim çmimin për familjet dhe bizneset e vogla. Ne nuk mundet dot që mes nesh dhe pensionistëve e familjeve, të hyjë kjo monstër e të bëje çfarë të dojë. Nuk mund të lejojmë që inflacioni i luftës të gllabërojë komplet familjeve, do të bëjmë çmos që të rrisim më shumë pagat. Nuk mund të rrimë me drita hapur dreqi e mori, në Gjirokastër nuk duhet bërë fare ky muhabet. E bëjmë për ty më thanë se po të nderojmë, nuk mund të më nderoni me të kundërten e asaj që them unë. E dini historinë e frigoriferit. Pse Gjirokastritët ndërtuan zahiret dhe nuk morën frigorifer? Se nuk kanë garanci që kur të mbyllin derën të fiket drita'- tha Rama.

edi rama rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll