Politike

'Kemi një mërzi të brendshme unë dhe kolegët...'/ Rama: Hapim sytë e nuk shohim shi

Kryeministri Edi Rama përsëriti nga Gjirokastra thirrjet për kursim energjie.

19 Tetor 2022, 11:41 Nga A.B
'Kemi një mërzi të brendshme unë dhe
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë fashën prej 800 kwh, e cila ende nuk është vënë në zbatim. Nga Gjirokastra, ai tha se vendit i duhen reshjet e shiut, në mënyrë që kjo fashë të mos vihet në aplikim. Po ashtu, ai zbuloi se kur nuk bie reshje, si Rama dhe kolegët e tij mërziten, pasi vendi ka nevojë për shi. 

E shtymë fashën 800 kwh sepse krijuam një mundësi, por më për andej na duhen reshjet. Unë bashkë me kolegët e qeverisë kemi një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi, por nga ana tjetër duhet kursim. Muzeu etnografik dhe shtëpia muze e Ismail Kadaresë janë tashmë muze europianë, falë përkujdesjes së ministrisë, drejtueses së qarkut e cila i qepet çdo lloj pune që ka të bëjë me Gjirokastrën por edhe falë një projekti të fashmëm dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe ndërkohë dritat ishin ndezur, se e kemi sistemin se ndizen të gjitha menjehere, dakord por duhen kursyer. S’duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që shajnë ministren dhe ata që flasin për kursim. Ça është kjo arrogancë, kujt ja tregojnë këta? Von der Leyen foli dje pikërisht për këtë, po të kursejmë do kemi energji. Prandaj po i futemi energjisë së erës, po investojmë te termocentrali në Vlorë, na duhet të importojmë energji. Të gjitha këto duan kohën e tyre, kjo krizë erdhi pa na pyetur”-u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll