Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Momentet e fundit të 27-vjeçarit shqiptar që u vra në Londër, shokët: O Lum, s'do vdesësh

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, janë dy persona të plagosur dhe fatmirësisht, personi i dytë është jashtë rrezikut për jetën.

19 Tetor 2022, 09:12 Nga k.m.
PAMJE TË RËNDA! Momentet e fundit të 27-vjeçarit shqiptar
Lumturi Zeqja

BRITANI E MADHE- Një 27-vjeçar, i identifikuar si Lumturi Zeqja ka ndërruar jetë  në Londër, pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar dhe ky i fundit e ka qëlluar më thikë. Së fundmi, JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohen të qara dhe ulërima nga të gjithë ata që e dëshmuan plagosjen, ndërkohë që pranë të riut shqiptar janë miqtë dhe shokët e tij.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, janë dy persona të plagosur dhe fatmirësisht, personi i dytë është jashtë rrezikut për jetën. Në video, pranë të plagosurit janë disa vajza dhe shokët e tij, të cilët mundohen që ta qetësojnë dhe ta sigurojnë që do të shpëtojë shëndoshë e mirë, por fatkeqësisht i riu ndërroi jetë pak orë më vonë në një spital. 

"Ka vdekur? Jo, jo nuk ka vdekur. Epo se dikush më tha...Qetësohu o Lum qetësohu. Qetësohu zemra jem se nuk do vdesësh. O Lum!,"-dëgjohet në video.

Ndërsa mbi të plagosurin, duket qartë që po e ndihmon një punonjës i shërbimit mjekësor, i cili po e mjekon në vendin e ngjarjes për t'i ndalur gjakderdhjen. Por duket se gjithçka është e kotë. Ndërkohë që lidhur me ngjarjen, ende nuk dihen shkaqet dhe kush është personi që plagosi dy vetë, duke i marrë jetë të riut nga Shqipëria. 

lumturi zeqja vritet shqiptari ne londer

Sondazh

Poll