Aktualitet

Tritoli në ish-Bllok! Autori me kapuç, u largua me 'Golf' të zi, banorët: Shpërthimi ishte i fuqishëm

Autori dyshohet se ishte një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë.

19 Tetor 2022, 08:55 Nga A.B
Tritoli në ish-Bllok! Autori me kapuç, u largua me 'Golf'
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Këto janë pamjet nga biznesi i kozmentikës, i cili u dëmtua pas shpërthimit me tritol. Dosja.al raportoi e para për shpërthimin e fortë që la pas shumë dëme materiale.

Duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë. “Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues.

Autori dyshohet se ishte një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë.

Biznesi i cili ndodhet në rrugën 'Sami Frashëri', është në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e saj, për të kuptuar dhe zbuluar se nëse autori/autorët janë persona që kanë pasur probleme në të shkuarën me të. Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

tritol ne ish-bllok

Sondazh

Poll