Politike

ZBARDHEN diskutimet nga mbledhja e Alibeajt/ Disa deputetë skeptikë: S'na duhet Berisha, primaret të mos bëhen në mënyrë të njëanshme

Mësohet se disa prej deputetëve, Lefter Gështenja, Arbi Agalliur e Kreshnik Çollaku janë shprehur skeptikë për bashkimin e Partisë Demokratike.

18 Tetor 2022, 22:19 Nga e.k
ZBARDHEN diskutimet nga mbledhja e Alibeajt/ Disa deputetë skeptikë:
Enkelejd Alibeaj dhe Lefter Gështenja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e zhvilluar pasditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku Enkelejd Alibeaj thirri mbështetësit e tij për të diskutuar pas takimit që Gazment Bardhi pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Mësohet se disa prej deputetëve, Lefter Gështenja, Arbi Agalliur e Kreshnik Çollaku janë shprehur skeptikë për bashkimin e Partisë Demokratike.

Pjesë nga diskutimet:

Lefter Gështenja: Nuk kemi çfarë i themi bazës. Primaret nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme .

Arbi Agalliu: Nuk na duhet Berisha, është dëm i demokracisë.

Keshnik Çollaku: Nëse një palë kërkon bashkim dhe pala tjetër thotë më ndiqni mua…është mënyra më e lehtë për ta prishur në gjenezë çdo lloj bashkëpunimi.

bashkimi i pd

Sondazh

Poll