Politike

Bardhi: S'do jem krah Berishës, s'i kam shkuar në prehër, por do bëj fushatë për kandidatin e përbashkët

Bardhi tha se të gjithë demokratët janë me Amerikën dhe se çështja e non-gratas i ndan akoma. 

18 Tetor 2022, 21:32 Nga F.M
Bardhi: S'do jem krah Berishës, s'i kam shkuar në
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha. I ftuar në "Open", Bardhi tha se të gjithë demokratët janë me Amerikën dhe se çështja e non-gratas i ndan akoma. 

Pjesë nga biseda: 

Gazment Bardhi: Nuk kam qenë krah Berishës, nuk do të jem krah Sali Berishës. Por, kjo nuk mën pengon që të jem krah kandidatit të përbashkët në zgjedhjet lokale. Çdo demokrat do të dalë dhe do të thotë që ne jemi me Amerikën. E thotë edhe vetë zoti Berisha, jemi me Amerikën thotë, edhe pse është shpallur non-grata. S'ka demokrat që thotë që jemi kundër Amerikës.

I ke vajt Sali Berishës në prehër

Gazment Bardhi: Jo more zotëri, as unë s'i kam shkuar Berishës në prehër, as Berisha s'ka ardhur në prehrin tonë.

Po Berisha s'ka ardhur akoma në prehrin tuaj jo more. 

gazment bardhi bashkimi i pd

Sondazh

Poll