Politike

KALENDARI/ Primaret mbyllen më 4 dhjetor, përjashtim Tirana, Durrësi e Elbasani, 2 javë kohë fushatë për kandidatët

Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.

18 Tetor 2022, 22:24 Nga F.M
KALENDARI/ Primaret mbyllen më 4 dhjetor, përjashtim Tirana,
Sali Berisha

TIRANË- Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.

Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.

Më pas Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë. Kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.

Kalendari

18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare

6- 13 nëntor Këshilli Kombetar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare

13 nëntor deri date 27 fushata e primareve

4 dhjetor zhvillohen primaret ne gjithe vendin

Berisha mblodhi sot Kryesinë, ndërsa Enkelejd Alibeaj mbështetësit e tij. Pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se nuk mund të kritikohen për procesin e bashkimit të selisë blu, që ka nisur me vonesë, por shton se synimi është i qartë, dalja me një kandidat fitues. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi u takua për një orë në një kafe me Edi Palokën. Ky i fundit bëri me dije se edhe pala tjetër kishte ardhur në tavolinë me vullnet dhe kërkonte një kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por nuk u përgjigj nëse Primaret ishin instrument i mbështetur nga ta. Ndërsa Gazment Bardhi tha se nuk preferon të ndajë detaje nga takimi që pati me Palokën. Ai tha se nuk kanë arritur në asnjë përfundim, por që kanë shkëmbyer ide.

sali berisha bashkimi i pd

Sondazh

Poll