Politike

"Kjo është një histori lepurushësh", Meta: Askush nuk e pengon karrierën time! Kanë harxhuar qindra milionë euro kundër meje

Kryetari i PL-së iu përgjigj edhe deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do të propozojë një ligj që i ndalon kryetarët e partive që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit që të kandidojnë. Meta tha se agjë nuk e pengon karrierën e tij.

18 Tetor 2022, 21:16 Nga e.k
"Kjo është një histori lepurushësh", Meta: Askush
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u rikthye sërish tek çështja e dosjeve të ish-sigurimit ku është përfolur dhe emri i tij si pjesë e atyre dosjeve. I ftuar në emisionin "Pushteti" Meta tha se Autoriteti i Dosjeve ka bërë falsifikime teksa akuzoi dhe anëtarët e këtij autoriteti.

Sipas Metës personalitetet u zëvendësëuan me besnikë të Lulzim Bashës gjë që sipas tij dëshmon bashkëpunimin Rama-Basha. Kryetari i PL-së iu përgjigj edhe deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla i cili deklaroi se PS do të propozojë një ligj që i ndalon kryetarët e partive që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit që të kandidojnë. Meta tha se agjë nuk e pengon karrierën e tij.

Ilir Meta: Ka pasur falsifikime. Është e sigurt se kjo histori është një pus i errët. U larguan personalitete dhe u zëvendësuan me besnikë të Lulzim Basha që dëshmon bashkëpunimin Rama-Basha. Autoriteti i Dosjeve nuk ka dhënë asnjë shpojegim dhe pse ka për detyrë ta japë. Nuk e pengon më njeri përpjekjhen e Ilir Metës.

Gazetarja: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se do të depozitohet një ligj që kryetarët e partive që kanë lidhje me ish-sistemin komunist të mos të kenë mundësi të kandidojnë.

Ilir Meta: Nuk e pengon dot njeri karrierën politike të Ilir Metës. Të bëjnë përpjekje sa të duan. Kanë harxhuar 100 milionë euro në projektet kundër Ilir Metën, le të harxhojnë dhe 1 miliard. Këto janë histori lepurushësh. Pushteti është karakteri im dhe dashuria ime për Shqipërinë, por dhe pabesitë që ata i kanë bërë popullit shqiptar. Asgjë nuk e cënon më Ilir Metën, Ilir Meta ka nisur një rrugë të qartë, padyshim që është malore por Ilir Meta ka bërë stërvitje në majat më të larta të Shqipërisë. Dhe Ilir Meta do ta kalojë maloren dhe do të arrijë maj.

ilir meta

Sondazh

Poll