Politike

Prapaskenat e bashkimit/ Boçi: Ka rezultate, shumë deputetë janë afruar

Boçi u shpreh se ka pasur edhe rezultate nga këto bisedime dhe se bisedimet me grupin tjetër në këtë forcë politike janë duke përparuar.

18 Tetor 2022, 21:28 Nga F.M
Prapaskenat e bashkimit/ Boçi: Ka rezultate, shumë deputetë
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se takimet mes dy palëve të PD-së ka ndihmuar në afrimin e deputetëve. I ftuar në emisionin “Now”, Boçi u shpreh se ka pasur edhe rezultate nga këto bisedime dhe se bisedimet me grupin tjetër në këtë forcë politike janë duke përparuar.

“Sinqeriteti ka të bëjë me ekzistencën apo jo të vullnetit politik, nuk jemi në rrafshin e marrëdhënieve njerëzore, por jemi në rrafshin e marrëdhënieve politike. Ai që duhet të dominojë është vullneti për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Në këtë rast, ne jemi duke bërë bisedime me deputetë që kanë mendime të ndryshme. Nuk kemi një grup të formatuar dhe brenda deputetëve ka diversione të ndryshme. Bisedimet tashmë janë në evolucion e sipër. Ne kemi biseduar dhe ka pasur edhe rezultate. Ka pasur deputetë që janë afruar, pra kemi korrur një lloj rezultati,"- theksoi ai.

luçiano boçi bashkimi i pd

Sondazh

Poll